Ismajli: Takimi me filozofin popullor Ramiz Bllaca, është privilegj

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës e vlerëson privilegj takimin me humanistin dhe filozofin popullor Ramiz Bllaca.

Ky është postimi i tij:

Është knaqësi dhe privilegj ta takojë Ramiz Bllacën, njeriun e urtë, filozofin popullorë, e njeriun human, i cili me përgjatë gjithë viteve të jetës së tij, kontribuoi në ndërtimin e një imazhi pozitiv për vendin dhe shoqërinë.

Rrjedhë prej një familje idealistësh, të cilët u organizuan, e investuan në arritjen dhe përfaqësimin e vlerave të shoqërisë shqiptare. Idealizmi dhe përkushtimi ishte për t’i rritur vlerat dhe sofrat e bashkëqytetarëve tanë.

Ai dha kontribut të çmueshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës gjilanase, përgjatë viteve 1970-1980. Që nga ajo ditë, shumë familje gjilanase, i janë mirënjohës z. Ramiz Bllaca, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, në krijimin e vendeve të punës, në Kombinatin e Tekstilit.

Përveç të tjerash, Ramiz Bllaca, me autoritetin e tij, arriti t’i thejë të gjitha barrierat për të qenë vendimmarrës në vendime, ide, e propozime, në të mirë të plotësimit të mirëqenies së qytetarëve, e ngritjes së kapaciteteve brenda Kombinatit të Tekstilit.

Ndërkohë, Ramiz Bllaca, si një intelektual i kohës, i cili gërshetoi menqurinë, idealizmin, përvojën e pozitën, për t’i shërbyer sa më mirë vendit, e shoqërisë, arriti të ndërtojë një standart të lartë zhvillimi e ndërtimi në karrierë.

Bujaria e tij, mikëpritja e ngrohtë, veçmas biseda e ngrohtë me të, të japin vullnet dhe shtyrje për punë e angazhim. Përgjatë bisedës me të arrita të kuptojë se ëndrrat dhe vitet e njeriut, asnjëherë nuk kanë moshë!