Sot 23 persona rezultuan me Covid, 22 të shëruar

Sot më 16 maj janë testuar 270 mostra dhe me Covid kanë rezultuar 23 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 16 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Balaj dhe 5 raste Ferizaj), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Randobravë), komuna e Zubin Potokut 2 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Vushtrri dhe Leposaviq.

Sot më 16 maj janë shëruar edhe 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 713 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 16 maj 2020 janë testuar gjithsej 11.585 mostra të dyshimta dhe prej tyre pozitive janë 978 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.