Nxënës nga komunitetet vizitojnë kampin e paqeruajtësve turq në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve policore me komunitet, Njësia Sektoriale dhe Komunitetit nga Stacioni Policor në Gjilan, në bashkëpunim me KFOR-in turk dhe Drejtorinë komunale të Arsimit kanë realizuar projektin “Së bashku drejt synimit për të ardhmen”, ku 34 nxënës multi-etnik nga shkollat fillore kanë vizituar kampin ushtarak të KFOR-it turk “Sulltan Murat” në Prizren.

Gjate kësaj vizite, nxënësit kanë pasur aktivitete të ndryshme rekreative si lojëra e gara të ndryshme sportive.

Të gjitha këto aktivitete janë realizuar nën shoqërimin e mësimdhënësve nga shkollat e tyre, përfaqësues nga DKA-ja  dhe nga zyrtarë policorë nga Njësia Sektoriale dhe Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan, thuhet në njoftim.