Gjenden armë në Bujanoc, mediat serbe i ndërlidhin me UÇPMB-në
Një sasi e madhe armësh janë gjetur dje në Bujanoc. Në njoftimin e mediave serbe thuhet se armët dhe municioni janë gjetur nga një inspektim që ka ndodhur dy ditë më parë.
Sipas “Kurir”-it, armët janë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Thuhet se në grumbullin e armëve ka edhe mortajë të modelit “Osa”, një minë antitank, një thes me nitroglicerinë, tri kuti municioni dhe një pajisje gjurmimi.
Ushtria serbe thuhet se ka siguruar vendin dhe nuk përbën asnjë rrezik për sigurinë.

