Rrahet pacienti në spital

Një punonjës i spitalit është përleshur me një pacient në sallën e pritjes dhe e ka shkelmuar atë, pas një debati të ashpër që kishin pasur ndërmjet vete.

Videoja, e filmuar nga një dëshmitar, tregoi pacientët dhe stafin duke parë me tmerr ndërsa dyshja përleshej në Spitalin Whitington, pranë Upper Holloway në veri të Londrës, përcjellë tetovasot.org

Pacienti, i cili thuhet se ka qenë në spital për një vizitë – akuzoi punonjësin se e kishte shtyrë para se të shpërthente dhuna.

Anëtari i personelit u pa më pas duke grushtuar pacientin para se ta tërhiqte atë në dysheme, ndërsa anëtarët e stafit në panik tentonin t’i ndanin.