Gjendet e vdekur gruaja e cila jetonte e vetme

Një grua në Mitrovicë, e cila jetonte e vetme, është gjetur e vdekur. Rasti është cilësuar nga policia si ‘vdekje  e dyshimtë’.

Rr. Xhemajl Hoxha, Mitrovicë 20.11.2020-17:55.  Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.