Gjendet e vdekur punëtorja e KEDS-it në Gjilan

Një punëtore e KEDS-it është gjetur pa shenja jete në zyren e saj. Mediafokus.info merr vesh se e ndjera është Nerxhivane Behluli, 63-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se sipas mjekut vdekja ka qenë e natyrshme.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjell një person e gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njejta është punëtore e KEDS-it dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatua për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në IML”,  tha Hashani.