Gjendet i mbytur në det një person në Vlorë

Një person është gjetur i mbytur në detin e Vlorës. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se trupi i viktimës është gjetur në në mes të dy kalatave të portit të Vlorës.

Personi i gjinisë mashkullore është evidentuar ne det nga një traget, e më pas policia kufitare ka njoftuar kapitenerinë e portit.

Ndërkohë ekipet përkatëse po nxjerrin trupin e viktimës nga deti. Dyshohet se viktima është rreth 50 vjeç. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.