Gjendet i vdekur 41-vjeçari që ishte zhdukur pesë muaj më parë

Një 41-vjeçar nga Begraca e Kaçanikut, që ishte raportuar i zhdukur rreth 5 muaj më parë, është gjetur i vdekur.

Lajmin për gjetjen e viktimës e ka bërë të ditur mediat lokale.

“Kaçanik, Begracë. Gjendet pa shenja jete, Muhabi Islami personi i cili ishte zhdukur para disa muajve i moshës 41 vjeç nga fshati Begracë. Ngushllime”, thuhet në njoftim.

Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Ferizajt.

Ndërkaq, viktima sipas familjarëve me datën 07.06.2021, kishte dalur nga shtëpia duke mos u kthyer më.

Pa njoftimit nga familja për zhdukjen e tij, ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt, FSK, Zjarrëfikësve dhe vullnetarë kishin nisur kërkimin e tij. (foto arkiv)