Abdixhiku: Qeveria e re duhet ta dijë se 50 përqindëshin tjetër e ka zë ndryshe
Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se cdo arrogancë numrash e cdo refuzim konsensusi na shpie në polarizim shoqëror, transmeton Mediafokus.info.
Duke folur para deputetëve të Kuvendit të Republikës, ai tha se Qeveria e re duhet ta dijë se 50 përqindëshin tjetër e ka zë ndryshe.
“Çdo arrogancë numrash e cdo refuzim konsensusi na shpie në polarizim shoqëror. Si opozitë synojmë të kontribuojmë në stabilitet të vendit, por jo duke u nënshtruar.”, ka thënë Abdixhiku.
Ai pohoi se LDK do të mbajë rol opozitar konstruktiv për cështje nacionale. /Mediafokus.info/