Hoxhaj: Nuk pashë diçka konkrete se kur mund të sillen vaksinat

Pas prezantimit të ekspozesë së mandatarit per kryeministër, Albin Kurtit, ka folur lideri i opozitës, u.d. kryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj, raporton Mediafokus.info.

Hoxhaj, gjatë fjalimit, është shprehur skeptik ndaj Qeverisë Kurti II.

“Pas ekspozesë së z. Kurti, nuk pashë diçka konkrete se kur mund të sillen vaksinat, kur do të vaksinohen qytetarët. Nuk e pashë diçka konkrete për arsimin si një projekt i zhvillimit individual dhe kolektiv, dhe nuk e pashë diçka konkrete për politikën e jashtme si një orientim strategjikë”, tha Hoxhaj, transmeton Mediafokus.info.

“Këtu është ushtruar dhunë ndaj deputetëve dikur, ndaj organeve të rendit dhe nuk pashë që folët diçka për këtë,. Unë prita që do të thotë se nuk do të vazhdojë dialogun pa kërkuar falje Serbia, prita që do të thotë diçka për Asociacion, sepse në vitin 2016 e pat sjell Kosovën buzë një përplasje qytetare. Po ashtu, nuk dëgjova diçka as për Mini-Shengenin”, shtoi Hoxhaj./Mediafokus.info/