Gjendet i vdekur afër Prevallës personi i zhdukur para dhjetë ditësh
Një person nga Prizreni, i cili ishte lajmëruar i zhdukur më 27 tetor, është gjetur i vdekur në afërsi të Prevallës, njofton policia.
Prizren 27.10.2022 – 19:34. Raportohet se me datë 05.11.2022 në afërsi të Prevallës është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar. Ekipi i emergjencës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në teren kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (Foto ilustrim)

