Kosovari e rrah nënën, arrestohet

E pabesueshme, por e vërtetë. Një i mitur kosovar e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur më 30 janar, në Fushë Kosovë, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Fushë Kosovë, 30.01.2021-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/