Vetura godet këmbësorin në Viti, po trajtohet në spital

Një këmbësor është goditur nga vetura të premten pasdite në qendër të Vitisë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku po e vazhdon tretmanin mjekësor.

“Rr. Lidhja e Prizrenit, Viti 05.02.2021 – 15:00. Vozitësi mashkull kosovar me veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Mediafokus.info/