Dogana: Kapen rreth 8 kg substancë narkotike

Njësitë e Doganës dje pasdite në pikë kalimin kufitar të Vërmicës kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në sasi prej 7.8 kilogram, njofton Dogana e Kosovës.

Dje rreth orës 16:20 ne PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar.

Pasi qe është selektuar nga ana e zyrtareve te doganës, është ndërmarr kontrolla në vijën e dyte dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur ne substance te dyshuar te llojit marihuan me peshe 7.8 kg.

Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme.

Rasti është proceduar tutje nga Policia, thuhet në njoftimin e Doganës.