Motoristi nga Vitia humbë kontrollin gjatë ngasjes, lëndohet rëndë
Motoristi nga Vitia humbë kontrollin, lëndohet rëndë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Tërpezë.
“Fsh. Tërpez, Viti 28.02.2021 – 13:52. Ka ndodhur vetë aksident trafiku, ngasësi mashkull kosovar me motorin e tij është aksidentuar duke humbur kontrollin mbi motoçikletë me ç ‘rast ka dalë jashtë rrugës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore i njëjti dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në motoçikletë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Mediafokus.info/
(Foto: arkiv)