Hoti: Kosova është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor me marrëveshje me DFC’në

Kryeministri në detyrë i Republikës, Avdullah Hoti, ka folur pasi Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve në Kosovë, në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit ka hyrë në fuqi dje, raporton Mediafokus.info.

Hoti ka thënë se Kosova është shteti i parë në Ballkanin Perëndimor me Marrëveshje me DFC’në.

“Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Kosova formalizon edhe një të arritur nga marrëveshja e Uashingtonit, pas marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë me Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me DFC-në.

Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje është hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes së Uashingtonit.