Gjendet i vdekur një 60 vjeçar

Një 60 vjeçar është gjetur i vdekur sot në mesditë pranë portit të peshkimit në zonën e Triportit në Zvërnec të Vlorës.

Policia bën me dije se ai nuk ka shenja dhune në trup, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një infarkti kardiak.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 14:45, në Triport, Zvërnec, pranë molit të peshkimit është gjetur i pajetë shtetasi A. J., rreth 60 vjeç, i cili ka qenë duke peshkuar.

Nga kqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune, dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur për shkak të infarktit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme. /abcnews.al