Gjendet i vdekur një burrë në banesën e tij

Një person është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.