Gjilan: Vdes një 39-vjeçar, e zuri lisi derisa ishte duke prerë drurë
Një 39-vjeçar ka vdekur sot në fshatin Burnicë të Gjilanit, si pasojë e rënies së lisit mbi të, derisa ishte duke prerë drunjë.
Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se viktima ishte banor i komunës së Kaçanikut.
“Sot me datën 09.08.2022 rreth ores 16:53 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan, personin shqiptar, shtetas i Kosovës (1983) me vendbanim në komunë të Kaçanikut ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth ores 18:00 mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Janë njoftuar njësitë relevante për t’u marrë me rastin”, tha Hashani.
Tutje ai tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML.
“Ky rast i rëndë është duke u hetuar nga policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale”, tha Hashani