Gjendet i vdekur një burrë në Zabel

Një burrë në Zabel të Ultë është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete. Policia ka hapur rast për hetimin e vdekjes.

Fsh. Zabel i Ultë, Gllogoc 28.01.2022 – 13:37. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e  viktimës  e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv).