Në këto lagje të Gjilanit nuk do të ketë ujë sot

Kompania e ujit ‘Hidromorava’ në Gjilan ka njoftuar se më datë 18 maj 2021 (e martë), për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU-Velekincë deri në Gjilan dhe rezervarit në Velekincë, nga ora 09:00 deri ne ora 15:00 do të ketë ndërprerje në disa pjesë të qytetit.

Ndërpreje të ujit do të ketë në rrugët ‘Idriz Seferi’, ‘Hysen Terpeza”, ‘Rruga e Kumanovës’, ‘Xheladin Kurbaliu’, një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve si dhe në Livoç të Poshtëm.

Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubineta do të jetë me ngjyrë, por kjo nuk duhet t`i shqetësojë qytetarët, sepse pas disa minutave uji do të jetë i pastër.

Për çdo informatë shtesë, kontaktoni:
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.