Gjendet i vdekur një burrë, pranë tij një pistoletë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Komoran. Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Komoran, Gllogoc 30.03.2021-07:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetë dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.