Gjendet i vdekur një person në Kaçanik
Një person është gjetur i vdekur në Kaçanik, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Dje në Kaçanik rreth orës 21:05, është raportuar për një vdekje të dyshimtë”
Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

