Arrestohet nën dyshimin për dhunimin e një vazje të mitur

Një person është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin për ‘dhunim’ dhe është dërguar në mbajtje, derisa viktima, një e mitur, është dërguar në shtëpi, pas ekzaminimit në IML.

Mitrovicë, 29.03.2021-12:45. Njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si dhe në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor, nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.