Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, dyshohet në vetëvrasje

Një person në Prishtinë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, njofton policia. Rasti është cilësuar ‘vetëvrasje’.

Prishtinë 19.11.2021 – 13:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar. (foto arkiv)