Një nënë arrestohet për keqtrajtimin e fëmijëve

Një grua në Çagllavicë ështën arrestuar për keqtrajtimin e fëmijëve të saj dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në trajtim psikiatrik.

Fsh. Çagllavicë, Graçanicë 16.02.2021 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta sipas bashkëshortit të saj, në tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.