Ri-infektohet me COVID-19 moderatorja e njohur shqiptare, kësaj here ndihet shumë keq

Moderatorja e njohur shqiptare Fjoralba Ponari është riinfektuar me COVID-19, pasi njëherë ishte shëruar nga ky virus i rrezikshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale.

Riinfektimi i saj vjen afro shtatë muaj pasi u përball për të parën herë me COVID-19 gjatë muajve të verës me pak probleme.

Hera e dytë me COVID-19 po rezulton të jetë më sfiduese për bukuroshen e ekranit.

E pyetur nga ndjekësit për përvojën, Ponari është shprehur: “Keq shumë kësaj radhe. Temperatura, mungesa e shijes apo kolla, paskan qenë lule krahasuar me dhimbjen e kockave që po heq kësaj radhe”.