Një femër në Gjilan arrestohet për dhunë në familje
Një femër në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje, pasi ka sulmuar fizikisht një person mashkull. Policia e ka cilësuar rastin ‘dhunë në familje’, pa e specifikuar raportin ndërmjet sulmueses dhe viktimës.
Gjilan 16.02.2021 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara fillimisht është dërguar në spital për trajtim psikiatrik, por e njëjta ka refuzuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara të dërgohet në mbajtje për 48 orë, thuhet në raportin e policisë.