Gjilan, arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë të një argjendarie

Policia e Kosovës më 13.07.2026 ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në tentativë në një argjendari në Gjilan.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të dyshuarit i është sekuestruar një armë (revole) si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast.

“Sot me datën; 13.07.2026 rreth orës 14:09 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta efikase operative, hetues nga Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj personin e dyshuar shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2007)”- ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar sipas procedurave ligjore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit për veprën penale – grabitje në tentativë është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.