Gjendet i vdekur një person në Prizren
Një person në Prizren është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
HETIM I VDEKJES /Prizren 13.11.2021 – NN. Raportohet se pa shenja jete, i shtrirë në rrugë është gjetur viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

