Gjendet i vdekur personi i cili ishte zhdukur para 3 ditësh

Një burrë i komunitetit serb është gjetur i vdekur sot, tri ditë pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Viktima është një 70-vjeçar nga fshati Kufcë e Epërme e Novobërdës dhe është gjetur i vdekur sot në mëngjes në këtë fshat.

Për këtë është njoftuar policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikëset e Novobërdës dhe i ndjeri është nxjerrë nga vendi i vështirë aty ku është gjetur i pa jetë, shkruan rtvpuls.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin për Plus TV duke thënë se po kryen hetimet dhe sipas tij, viktimës do të i bëhet autopsia.

I moshuari është gjetur mëngjesin e sotëm nga familjarët që e kërkojnë prej tre ditësh.

Raportohet se viktima kishte pasur probleme shëndetësore.

Ndryshe, sipas raportit policor i ndjeri kishte dal nga shtëpia nga e enjtja dhe nuk dihej gjë për të.

“Fsh. Kufcë e Epërme, Novobërdë, 24.03.2022 – 07:30. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se prindi i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhej në raportin e policisë.