Gjendet i vdekur personi që rezultonte i zhdukur
Endri Mustafa, i cili prej tre ditësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vrarë.
Mësohet se familjarët e kishin denoncuar në polici, pasi prej disa ditësh i kishin humbur kontaktet.
Ai u gjet i vrarë në zonën e Livadës (Shkodër) ndërsa mësohet se Mustafa ka qenë i arrestuar më parë, raporton panorama.com
Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

