Gjendet i vrarë me plumb në kokë një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar është gjetur i vrarë me plumb në kokë. Viktima, ende i paidentifikuar, është gjetur i pajetë brenda një automjeti.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar nëse viktima është qëlluar nga persona të tjerë apo i ka dhënë fund jetës.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, që dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.