Nuk mund ta pengojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një pres konferencë për media deklaroi se duhet të kërkojnë një kompromis, një plan të kushtëzuar për vazhdimin e rrugës së BE-së me Kosovën.

Ndryshe, sipas tij plani për Kosovën është bërë një kornizë e re negociuese për Serbinë, vetë plani nuk e njeh Kosovën.

“Nuk mund ta pengojmë hyrjen e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës, ZSO duhet të formohet sipas 22 parimeve”, tha Vuçiq.

Agjenda e Perëndimit, sipas Vuçiqit, është disfata e Rusisë dhe gjithçka që i pengon asaj agjende do të pastrohet, duke shtuar se konflikti në Ukrainë është një problem i madh për Serbinë.

“Ne do të flasim me shqiptarët dhe BE-në, vendimin përfundimtar do ta marrë e gjithë shoqëria, kemi një periudhë të vështirë përpara”, shtoi Vuçiqi.