Gjendet një mjet i pa shpërthyer, KFOR’i del në vendin e ngjarjes

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pa shpërthyer, raporton Mediafokus.info.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, derisa ngjarja ka ndodhur ne Podujeve.

“Podujevë 12.10.2020-14:40. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe KFOR-i për deminim i cili ka bërë aktivizimin e mjetit larg vendit të ngjarjes pa ndonjë problem”, thuhet në njoftimin e policisë./Mediafokus.info/