Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjilan

Në fshatin Bresalc të Gjilanit është gjetur një mjet eksplodues i pashpërthyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i dominimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policia, njofton Klan Kosova.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 14.03.2021 rreth orës 08:00 ankuesi – banor i fshatit Bresalc komuna e Gjilanit ka raportuar Policinë e Kosovës se ka gjetur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer, dyshohet (granat e mina hedhësit)”.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti patrullues ku ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe është njoftuar njësiti për dominimin e FSK-së. Njësiti i deminimit nga FSK-ja ka bërë tërheqjen e mjetit te dyshimtë”, ka thënë Hashani.