Gjendet një trup i pajetë në një rrugë në Anamoravë

Gjendet një trup i pajetë në një rrugë në Anamoravë. Personi është gjetur pa shenja jete në komunen e Parteshit.

Policia ka njoftuar se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar nga familjarët se në rrugë është gjetur viktima mashkull  pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.