Gjendet një trup i pajetë, policia e cilëson rastin vdekje e rëndë

Policia e Kosovës ka lëshuar raport për rastin e mbrëmshëm në Prizren, i cili është cilësuar “Vrasje e rëndë”.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se shtetasi i huaj ka plagë nga arma e zjarrit dhe i njëjti më pas është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Gjatë patrullimit, Policia në afërsi të trupit të pajetë ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Raportohet se në fshatin Vërmicë është hasur viktima mashkull shtetas i huaj, i cili kishte lëndime. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një trup të pajetë (mashkull) ku në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë, disa gëzhoja dhe një telefon. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.