Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij në Dragash.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

HETIM I VDEKJES- Dragash 24.06.2023 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.