Një delegacion i LDK-së bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

Një delegacion i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka bërë sot homazhe të varrezat e dëshmorëve, në 38-vjetorin e rënies Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Në emër të Degës së LDK-së ka folur asambleistja Shpresa Kurteshi Emini e cila tha se Janari gjithmonë ka qenë plot lavdi për popullin shqiptar.

“Janari gjithmonë ka qenë plot lavdi për popullin shqiptar që nga Epoka e lavdishme e Gjergj Kastriotit e deri te historia më e re e popullit shqiptar, veçanërisht në Kosovës.

Veprimtarët e çështjes kombëtare dhanë shumë dhe morën shumë nga Janari i acartë, ata dhanë jetë, dhanë gjakun.

Sot, 38 vjet më parë, ranë heroikisht për këto ditë të lirisë kolosët Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Ne morëm shtetin dhe paqen për të cilat duhet akoma të punojmë për ta forcuar dhe çuar atje ku duhet!

Në emër të LDK-së dega në Gjilan, shpreh mirënjohje dhe falënderim të thellë ndaj të gjithëve që i dhanë jetë këtij vendi”, tha ajo.

Po ashtu, delegacioni i LDK’së ka bërë sot homazhe edhe te varri i veprimtarit, Nehat Ramadani, i cili i nda nga jeta para një viti.