Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë
Një person në Gjakovë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES- Gjakovë 03.02.2024, 13:00. Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në dysheme ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”

