Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan, njofton policia.

Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar, derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES, Gjilan 06.05.2023-02:05. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”