Pamje të reja nga vrasja në Pejë: Viktima shihet e shtrirë në tokë para një lokali

Një person është vrarë para pak minutash në Pejë, derisa Policia është duke e kërkuar një person që dyshohet se ka kryer vrasjen, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Rajoni i Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15 e 36 minuta kemi marrë njoftimin për të shtëna armësh në Pejë. Policia, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka hasur në një person të lënduar. Më pas, kanë zbarkuar edhe grupet tjera, duke përfshirë personelin mjekësor, që ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.

Ende nuk dihet mosha e viktimës dhe detaje të tjera.