Gjendet të vdekur dy persona, policia po heton rastet

Dy persona, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Podujevë janë gjetur pa shenja jete, njofton policia, e cila po i heton rastet.

Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  

Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.