Gjendet trupi i 23-vjeçarit i cili u mbyt në det
Është gjetur trupi i 23 vjeçarit të mbytur 3 ditë më parë në plazhin e Gjirit të Lalzit.
Pas më shumë se 3 ditë kërkimesh u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të të riut.
23-vjeçari nga Tirana me iniciale A. S. u mbyt duke u larë në det rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalzit, në Durrës, 3 ditë më parë. (foto arkiv)

