Gjendet trupi i Arben Asllanit, i zhdukur para dy vitesh

Mbrëmë është gjetur trupi i Arben Asllanit, i cili rezultonte i zhdukur prej dy vitesh.

Siç raportojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, trupi i pajetë i të riut nga Shkupi deri në informatat e tanishme është gjetur nga një banor i zonës i cili e ka njoftuar edhe policinë.

Babai i tanimë të ndjerit Arben Asllani, Beqir Asllani nuk u ndal së kërkuari ndihmë nga institucione për djalin e zhdukur por ato dështuan në kërkimin e tij duke mos ofruar asnjë informacion të vetëm.

Beqir Asllani edhe kishte organizuar disa protesta me familjarët tjerë të të zhdukurve.

Arben Asllanit ishte zhdukur para banesës së tij më datë 23.01.2019. Trupi i pajetë i Arben Asllani është marrë nga policia për autopsi.