Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth 40-vjeçare.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë relevante: Njësia patrulluese, njësia e hetimeve, ekipi mjekësor dhe emergjenca.

Pas ndërhyrjes në terren dhe nxjerrjes së trupit nga uji, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen, ndërsa më pas është bërë edhe identifikimi i viktimës.

Sinali merr vesh se bëhet fjalë për Teuta Kaçiu, rreth 45 vjeçare.

Në vendin e ngjarjes janë duke vazhduar procedurat hetimore, ndërkohë që rrethanat e plota të vdekjes së saj mbeten të paqarta në këtë fazë.