Gjendet trupi i pajetë i një të mituri në Lumin Vardar

Trupi i pajetë i djalit që u mbyt në lumin Vardar pranë Pepelishte në Negotin, u gjet dje, konfirmoi për AIM, Biljana Filipova, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Negotino.

“Sot në mëngjes, ekipi i ambulancës e gjeti djalin të vdekur. Pa asnjë shenjë e lëndimeve të tjera të jashtme”, tha Filipova.

Dje rreth orës 16:00 në Stacionin Policor Negotin, Z. Ј. (39), raportoi se disa të mitur hynë në lumin Vardar, dhe njëri prej tyre, një i mitur nga fshati Pepelishte, Negotin, nuk është parë të dal nga uji.