Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për automjetet janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje të vendit.

E njëjta situatë raportohet në të gjitha pikat kufitare, ku nuk ka fluks të shtuar të automjeteve apo vonesa në kalim.

Edhe për automjetet e transportit të mallrave, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa nuk është raportuar asnjë kolonë në asnjërën prej pikave kufitare.